Virozat dhe gripi mbingarkojnë Urgjencën e Spitalit , flet mjekja … Cfare po ndodh?

Virozat sezonale dhe gripi kanë sjellë një fluks të lartë pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit, ku çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore mbi 120 qytetarë ndërsa muaji janar ka shënuar rekord vizitash, me rreth 4 mijë raste.

Sipas mjekes Ilva Çuni, grupmoshat më të prekura janë 15–25 vjeç dhe 70–80 vjeç, ndërsa nuk kanë munguar as rastet fatale.

Mjekja Çuni bën me dije se gjatë pikut të gripit, në muajt nëntor dhe dhjetor, numri i vizitave ditore ka arritur deri në 160 raste brenda 24 orëve.

Sipas saj, gripi i këtij viti është karakterizuar nga një kohëzgjatje më e madhe e simptomave, si edhe nga rikthimi i tyre pas disa ditësh përmirësimi, krahasuar me një vit më parë.

Më të prekur nga gjendjet virale kanë qenë pacientët me sëmundje kronike, një pjesë e të cilëve kanë kërkuar edhe hospitalizim. Mjekja Çuni apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e antibiotikëve, të cilët duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut të familjes.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *